75 Mall Live Search
21:18 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Qëllohet me armë zjarri një person në Vlorë, vdes gjatë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme pranë një shkolle 9-vjeçare në fshatin Resulaj, në Selenicë.

Një person mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për detaje të mëtejshme./a.k