75 Mall Live Search
14:20 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Qëllohet me lëndë plasëse dhe tymuese Kryeministria, afrohet RENEA dhe FNSH

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, protestuesit kanë goditur me tymuese dhe me lëndë plasëse Kryeministrinë.

May be an image of one or more people, people walking, people standing, crowd, monument and outdoors

Situata duket e qetë aktualisht, pasi nuk ka konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA janë afruar në mbrojtje të godinës.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë duke u larguar në dy pjesë. Një pjesë po zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që pjesa tjetër po shkon drejt rrugës së Elbasanit.

Duket se qytetarët po largohen qetësisht drejt banesave të tyre. Edhe ish-kreu i PD-së Berisha po largohet i shoqëruar nga truproja të shumta. Gazetarja Raziela Myslimaj bën me dije se ai po shkon drejt selisë së PD-së.

Në përfundim të protestës Berisha ftoi qytetarët për një tjetër protestë përballë Kuvendit gjatë seancës plenare të kësaj të hëne.