Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit
Futbolli i Ekuadorit është tronditur nga lajmi i hidhur për vdekjen e futbollistit të njohur Mario Pineida. 33-vjeçari, i cili kishte përfaqësuar vendin e tij në 9 ndeshje ndërkombëtare dhe ishte pjesë e skuadrës Barcelona SC, humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.
Tragjedia ndodhi në një incident të dhunshëm, ku gruaja e tij gjithashtu u qëllua, ndërsa nëna e tij mbeti e plagosur, shkruan Indeksonline
Mario Pineida njihej për profesionalizmin e tij në fushë dhe përkushtimin ndaj skuadrës dhe Përfaqësueses kombëtare. Humbja e tij e papritur ka tronditur tifozët dhe shokët e tij të skuadrës, që e kujtojnë si një lojtar të palodhur dhe një njeri me zemër të madhe.
33-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat e njohura si, Fluminense dhe El Nacionali./Indeksonline/
🚨 𝗘𝗖𝗨𝗔𝗗𝗢𝗥𝗜𝗔𝗡 𝗙𝗢𝗢𝗧𝗕𝗔𝗟𝗟 𝗜𝗦 𝗜𝗡 𝗠𝗢𝗨𝗥𝗡𝗜𝗡𝗚 🇪🇨🕊️
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 18, 2025
33-year old Mario Pineida, who has been capped 9 times internationally and a player for Barcelona SC, has been shot and killed.
His wife was also shot, and his mother was injured. 😪
Our thoughts are… pic.twitter.com/P7oh0jFUZ9

