19:14 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / V R

Qëllohet për vdekje reperi i njohur, në moshën 26 vjeçare

Reperi i njohur King Von ka vdekur në moshën 26-vjeçare pasi u qëllua me armë në një të shtënë në Atlanta.

Të shtënat me armë shpërthyen jashtë Monaco Hookah Lounge në Atlanta në 3 të mëngjesit të së premtes në mes të dy grupeve, transmeton Indeksonline.

Të shtënat shpërthyen në një park makinash. Oficerët e policisë u futën në vendin e ngjarjes për të ndihmuar.

Menaxheri i King Von gjithashtu u qëllua, por i mbijetoi të shtënave dhe ndodhet në spital.

Një mik i reperit,  DJ Akademiks dha lajmin e trishtuar përmes postimeve në rrjetet sociale.

DJ Akademiks shkroi në Twitter: “Me trishtim të madh duhet të konfirmoj që King Von ka ndërruar jetë.

“Unë fola me menaxherin e tij i cili për fat i mbijetoi duke u qëlluar dhe aktualisht është duke u rikuperuar në spital. Menaxheri i Von konfirmoi që Von u qëllua dhe nuk e arriti t’i mbijetoj plagëve”, u shpreh ai.

Policia konfirmojë se kishte të shtëna në mes dy grupeve./Indeksonline/