75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 19 Prill 2021 / k.v

Qëlloi me thikë 5 persona, ky është autori i sulmit në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”

Ky është autori i sulmit në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”. 34-vjeçari Rudolf Nikolli hyri në xhami dhe qëlloi me thikë duke plagosur pesë persona.

Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë pak minuta pas krimit.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën, transmeton BalkanWeb.