75 Mall Live Search
12:34 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Qemajl Aliu voton së bashku me bashkëshorten: Ftesë për pjesëmarrje masive

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rediana, Aliu theksoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për të ardhmen e komunës.

“Procesi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Komunës sonë. Ju ftoj të gjithëve të dilni sa më masivisht dhe t’i zgjedhni ata që duhet t’iu udhëheqin për katër vitet e ardhshme,” tha Aliu./IndeksOnline/