75 Mall Live Search
20:46 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / OSH

Qemajl Aliu i VV-së fiton zgjedhjet në Shtime

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin, Qemajl Aliu ka fituar në komunën e Shtimes.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Qemajl Aliu ka marrë 6491 vota.

Kurse, kundërkandidati i tij , Naim Ismajli pas 4 mandateve ka humbur këtë komunë.

Ismajli arriti të marrë 6371.

Deri më tani janë numëruar 33 vendvotime, prej 35 sosh.

Por, Aliu ka shpall fitoren në Facebook.

“Më n‘fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë!

Urime Shtime, urime Shtimjan!

Zemra mal 😍😍

Faleminderit shumë!🙏🙏🙏🙏”, shkroi ai./IndeksOnline/