75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / H F

Qemajl Aliu nderon dëshmorët dhe luftën e UÇK-së

Në Komunën e Shtimes është ndërtuar projekti nacional “Kompleksi Memorial i Masakrës së Reçakut”, është rikonstruktuar Shtabi i Rancës, një simbolikë e veçantë e UÇK-së dhe pritet të investohet edhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe Veteranëve, përmes një projekti dinjitoz që nderon ata që dhanë jetën për liri.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, duke theksuar se kujtesa për luftën çlirimtare është përgjegjësi institucionale dhe amanet brezash, transmeton IndeksOnline.

“Në Shtime, këtë përgjegjësi po e mbajmë gjallë me projekte madhore e konkrete: Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, e kemi bërë projekt nacional; ndërtuam Shtabin e Rancës, simbolikë e veçantë e UÇK-së, si dhe do të investojmë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Veteranëve, me një projekt dinjitoz, ashtu siç e meritojnë ata që dhanë jetën për liri”, ka thënë mes tjerash Aliu.

Njoftimi i tij i plotë: