75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 07 Shtator 2025 / b l

Qemajl Aliu nderon me mirënjohje deputët në 35 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu në 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut i ka ndarë mirënjohje deputetëve të kësaj komune që morën pjesë në këtë ngjarje historike.

Aliu ka thënë se në këtë ngjarje të madhe historike e kombëtare, Shtimja përfaqësohej nga tre bijtë e saj më të denjë të kohës: Nazmi Fejzullahu, Muhamet Shabani dhe i ndjeri Basri Bajrami.

“Ata, së bashku me kolegët e tyre të zgjedhur nga populli, ishin bartës të një ideali të madh shekullor për Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane”, shkruan Aliu.