75 Mall Live Search
11:58 / E Martë, 12 Gusht 2025 / Z S

Qemajl Aliu publikon videon e Shtimes së transformuar: Vazhdojmë me projekte të mëdha

Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu ka publikuar një video nga qyteti i Shtimës.

Ai përmes kësaj video është shprehur se për dy dekada, Shtimja kishte nevojë për më shumë kujdes, më shumë dritë e më shumë mundësi.

‘’Për dy dekada, Shtimja kishte nevojë për më shumë kujdes, më shumë dritë e më shumë mundësi. Nga fshati më i largët deri në zemër të qytetit, mungesat ndiheshin e shiheshin kudo. Bashkë e nisëm një rrugëtim dhe sot, Shtimja është një qytet që punon, ndërton dhe ecën përpara – me projekte që nuk janë parë kurrë më herët’’, ka shkruar Aliu.

Sipas Aliut Shtimja ka ndryshuar dhe kjo është vetëm gjysma e rrugës./Indeksonline/