19:21 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Qemajl Mustafa kryetar i PDK-së në Gjilan

Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës është zhvilluar sot edhe në komunën e Gjilanit.

Në emër të PDK-së nga qendra foli nënkryetari Uran Ismaili dhe Zenun Pajaziti, të cilët theksuan procesin dhe garën demokratike në Gjilan.

Po ashtu, u theksua rëndësia e procesit zgjedhor, për Dekadën e Re, fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë së Kosovës.

Pas numërimit të votave, rezultatet për kandidatët ishin si vijon: Qemal Mustafa, 197, ndërsa Flurim Arifi me 80 vota, 7 vota ishin të pavlefshme, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, Kuvendi zgjedhor në Gjilan, votoi për delegatët për Konventën qendrore të partisë dhe anëtarët e Këshillit drejtues./Indeksonline/