Qendër rehabilituese në Gollak, premtimi i Brahimit

Kandidati për kuvendin komunal të Prishtinës nga VV, Drilon Brahimi ka premtuar ndërtimin e qendrës rehabilituese për pensionistët dhe të sëmurit nga mushkëritë në malet e Gollakut.
Brahimi theksoi se kjo zonë është rekomanduar nga mjekët zvicërian.
“Një nga premtimet dhe projektet tona seriozë është ndërtimi i qendrës rehabilituese për pensionistët dhe të sëmurit nga mushkëritë në malet e Gollakut. Kjo qendër do të menaxhohej nga komuna e Prishtinës. Mjekët zvicërian e kanë rekomanduar këtë zonë e cila ofron oksigjenin e mjaftueshëm dhe ideal për të sëmurit nga mushkëritë. Me ne, vepra e jo fjalë!”, ka shkruar ai.
