Qendra A.C.I ofron trajtim profesional dhe ndërhyrje inovative Estetike

Qendra për Trajtime Estetike-A.C.I nën përkujdesjen e profesionistëve shëndetësor nga Turqia, ofron trajtim profesional dhe ndërhyrjet më inovative estetike, për të gjithë ata që zgjedhin Qendrën A.C.I për tu trajtuar. A.C.I po ashtu mundëson komunikimin me ekspertë të fushave të ndryshme të Kirurgjisë Estetike dhe Plastike.
A.C.I është një mundësi e veçantë për trajtimet estetike jashtë vendit, me metodat më të avansuara, duke i dhënë rëndësi të veçantë përzgjedhjes së mjekëve të dëshmuar për profesionalizmin e tyre, si dhe spitaleve të cilat zotërojnë pajisjet më moderne të teknolog
Dr. Feridun Suat Gökçe, kirurg i përgjithshëm në Stamboll thotë se ofrojnë opsione të ndryshme për pacientët, të cilët trajtohen në qendrën estetike A.C.I.
“Ne, si kirurgë, mund t’u ofrojmë pacientëve tanë dhe pacientëve obezë shumë opsione të ndryshme sipas peshës së pacientëve dhe sëmundjeve të tyre shoqëruese”, thotë ai.
Ndërkaq thotë se me ekipin e mjekëve bariatik në Stamboll kryejnë ndërhyrjet estetike, sidomos për pacientët të cilët janë nga Kosova.
“Ne kemi një ekip bariatik në Stamboll. Ne punojmë tre mjekë, i kryejmë të gjitha këto operacione. Sidomos për pacientët tanë që vijnë nga Kosova, ne jemi gjithmonë të interesuar që pacientët tanë të mos i lëmë vetëm së bashku me dietologun dhe mundësitë e tjera që ofrohen nga këtu. Dhe kështu dialogu mes nesh nuk prishet kurrë. Kjo është arsyeja pse ne kemi rezultate shumë të mira. Shpresojmë që do të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë”, thotë ai.