75 Mall Live Search
19:18 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Qendra e dytë për të moshuarit hapet të enjten

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lavdëruar punën e Drejtorisë së Mirëqenies dhe Zyrës së rigjenerimit Urban në kryeqytet.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Qendra e dytë për të moshuarit do të hapet të enjten.

“Kuzhina e parë statike që do të shërbejë për të ofruar ushqim të ngrohtë për ata që kanë nevojë do të hapet javën që vjen”, shkruan Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.