12:31 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qendra e këtij qyteti evropian përfshihet nga zjarri (Video)

Në qendër të qytetit, në Košice të Sllovakisë është djegur ndërtesa historike, në të cilën gjendet zyra e taksave e këtij qyteti.

Ndërtesa në rrugën “Zeleznicna” pjesa jugore e çatisë dhe papafingo janë përfshirë nga flakët.

Mediat vendase raportojnë së pjesa e sipërme e ndërtesës e cila po digjet sapo e kanë rindërtuar.

Automjete shtesë të zjarrfikësve kanë arritur në vendin e ngjarjes për shkak se erërat e forta po përhapin me shpejtësi flakët.

Ekziston frika se flakët e mëdha mund të përfshijnë edhe ndërtesa të tjera. /Indeksonline/