75 Mall Live Search
14:51 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Qendra e qytetit të Prishtinës mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njofton konsumatorët në zonën qendër të qytetit të Prishtinës me zona përreth, se tash për tash kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike nga ana e ekipeve të  rrjetit të ujësjellësit në sanimin e defektit në gypin, për shkak të pëlcitjes në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

“Shkaku i sanimit të defektit në fjalë, jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për kohë të shkurtër. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e qendrës së kryeqytetit”, thuhet në njoftim.