Qendra e Studentëve bën renovimin e tualeteve, kaq para i kushton!
Qendra e Studentëve ka arritur të finalizojë kontratën e radhës në fillim të këtij muaji.
Kësaj radhe është vendosur që të bëhet renovimi i tualeteve në konviktin numër 1, shkruan Indeksonline.

Ndonëse vlera e parashikuar e kontratës ishte 130.000,00 euro, ajo është arritur për 76.624,48 euro.
Poashtu kohëzgjatja e kontratës është bërë për 3 muaj, dhe se e njëjta i është besuar operatorit ekonomik N.N “Blendi Color”. /Indeksonline/

