16:16 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Qendra e Transfuzionit të Gjakut: Kemi mungesë të dozave si kurrë më parë!

Qendra e Transfuzionit të Gjakut përmes një njoftimi në Facebook ka bërë një kerkesë urgjente për kosovarët, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit,  në këtë kohë pandemie ndihet mungesa e gjakut si kurrë më parë, për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe numrit të pamjaftueshëm me dozat e gjakut.

Andaj nga kjo qendër kanë bërë thirrje që njerëzit të shkojnë të japin gjak sikur më parë, pasi që gjendja është kritike me rezervat e gjakut.

Njoftimi:

Kërkesë Urgjente!

Në këtë kohë pandemie ndihet mungesa e gjakut si kurrë më parë, për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe numrit të pamjaftueshëm me dozat e gjakut.

Ju lutemi, për hirë të të sëmuarëve që kanë nevojë për gjak të vini të dhuroni gjak në QKKTGJ.

Gjendja në QKKTGJ është kritike me rezervat e gjakut!

Të gjitha masat mbrojtëse janë të ndërmarr sipas rekomandimeve të OBSH-së si dhe IKSHPK-së.

Terminin e dhurimit të gjakut mund ta bëni në Facebook- Transfuzioni i Gjakut.