75 Mall Live Search
09:12 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / b l

Qendra Historike e Prishtinës, zemra e trashëgimisë dhe turizmit të qytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Qendrën Historike të kryeqytetit, ku pa nga afër shkollën e parë shqipe, tregun dhe punën e zejtarëve që ruajnë mjeshtërinë dhe traditën artizanale të brezave.

“Qendra Historike e Prishtinës është vendi ku çdo objekt, e secila rrugicë flet për trashëgiminë, historinë, artin dhe kulturën tonë. Është zemra e kulturës së qytetit dhe një potencial i madh turistik që nuk është shfrytëzuar”, theksoi Çeku.

Në kuadër të platformës “Prishtina 2035”, ai prezantoi planin për transformimin e kësaj zone në një hapësirë të gjallë dhe atraktive: restaurimin e shtëpive historike, gjallërimin e hapësirave publike, ringjalljen e artizanatit dhe kulturës lokale, si edhe krijimin e një zone ku historia, arti dhe turizmi bashkohen.

“Ne duam që çdo turist që vjen në Kosovë të mos largohet pa e vizituar këtë zonë të Prishtinës. Trashëgimia jonë kulturore duhet të kthehet në burim krenarie dhe zhvillimi për Prishtinën tonë”, tha Çeku.