09:58 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Qendra Kinematografike e Kosovës përkujton aktorin Istref Begolli në 20 vjetorin e vdekjes

Qendra Kinematografike e Kosovës, ka përkujtuar aktorin Istref Begolli në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

‘’ Figura skenike dhe veprat e tij do të mbesin dokumentim i përhershëm i një rrugëtimi të pasur kinematografik dhe simbol i ndërtimit të historisë së kinemasë kosovare’’, thuhet nw reagimin e Qendrws Kinematografike.

Postimi i plotë:

Përkujtojmë aktorin Istref Begolli

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, Qendra Kinematografike e Kosovës përkujton aktorin Istref Begolli. Figura skenike dhe veprat e tij do të mbesin dokumentim i përhershëm i një rrugëtimi të pasur kinematografik dhe simbol i ndërtimit të historisë së kinemasë kosovare.