12:02 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Qendra Kinematografike e Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores, Arzana Kraja

Ka vdekur regjisorja e njohur kosovare, Arzana Kraja, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj, në Prishtinë.

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një statusi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të regjisores, shkruan Indeksonline.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në statusin e QKK-së.

Kujtojmë se Arzana është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja./Indeksonline/