14:50 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Qendra Korrektuese e Grave në Lipjan bëhet me mamograf mobil

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkë me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, sot kanë dërguar Mamografin Mobil edhe në Qendrën Korrektuese të Grave në Lipjan.

Tahiri ka thënë se zbulimi i hershëm është tejet i rëndësishëm për parandalimin e kancerit në gji.

“Mamografi Mobil për gratë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Atyre, që në një periudhë të jetës kanë rënë ndesh me ligjin dhe ndodhen në burg, u garantohet e drejta për qasje në shërbime mjekësore. Zbulimi i hershëm është tejet i rëndësishëm për parandalimin e kancerit në gji. Ky Mamograf është iniciativë e grave deputete, të udhëhequra nga Blerta Deliu-Kodra”, ka shkruar Tahiri në Facebook./AktivPress