Qendra Kulturore Shqiptare organizon turnir në futboll të vogël për bamirësi

Qendra Kulturore Shqiptare organizon turnir në futboll të vogël për bamirësi
Qendra Kulturore Shqiptare në Reutlingen ka njoftuar se do të organizoj një turnir humanitar në futboll të vogël.
Turniri do të organizohet më 25.06.2023.
Në njoftimin e Qendrës Kulturore Shqiptare bëhet me dije se paraqitja e ekipeve do të bëhet deri më 18 qershor.
Të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky turnir do të dhurohen për bamirësi në Kosovë.
Nuk janë të pakta rastet kur mërgimtarët organizojnë aktivitete të ndryshme për të kontribuuar për njerëzit në nevojë.