Qendra më e madhe në Kosovë “bllokohet” nga votuesit

Numri i madh i qytetarëve të cilët kanë dalë të votojnë sot ka bërë që shkollën e mesme e lartë teknike “11 Marsi” në komunën e Prizrenit të mbushet plotë.

Ekipi i IndeksOnline është duke raportuar nga kjo shkollë e cila është qendra më e madhe e votimit në Kosovë.

Në këtë qendër me numrin 2042/a kanë të drejtë vote 28 mijë e 891 votues me 31 vendvotime.

Ndryshe, deri në ora 15:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dalë në votime 32% e qytetarëve me të drejtë vote./IndeksOnline/
