75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave dhuron 300 maska për Komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim, drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj, e cila i ka dhuruar komunës 300 maska.

Maskat janë punuar nga gratë anëtare të QPDG-së, me punë dore nga shtëpia.

 Lladrovci ka falënderuar drejtoreshën Tahiraj dhe gratë e kësaj qendre për punimin e maskave dhe ka vlerësuar se këto mjete mbrojtëse të punuara nga gratë e qendrës, janë shumë të mirëseardhura dhe të nevojshme për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.