75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shkatërrohet Qendra Rinore e Shtimes, e rinovuar para 2 vjetësh

Objekti që deri para dy vjetëve ka shërbyer si Inkubator i Bizneseve dhe Qendër Rinore si edhe për organizata të ndryshme, në Shtime, është shkatërruar.

Ndonëse në këtë objekt, janë investuar 189.759.52 euro, gjendja e Qendrës Rinore është e mjerueshme, shkruan IndeksOnline.

Kompania ”Arberi-Ns” , e cila kishte fituar tenderin për të rinovuar së fundmi këtë objekt duket se dikush ia ka ndërprerë punën.

IndeksOnline ka kontaktuar me zyrtarë të Komunës së Shtimes, të cilët larguan fajin nga ky institucion.

“Ky objekt ka qenë në funksion deri në vitin 2017 dhe është shfrytëzuar nga Qendra Rinore, KVRL dhe shumë OJQ të tjera, mirëpo pas fillimit të renovimit nga kompania në fjalë, Instituti për Trashëgimi Kulturore (ITK) ka ndërprerë punimet, për arsye se ky objekt është nën mbrojtje të përkohshme nga MKRS-ja,përkatësisht ITK-ja dhe si shkak i ndërprerjeve të punimeve ka ndodhur, sepse projekti është dashur të hartohej në bazë të kritereve të Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe të merrej pëlqimi nga ky institut, ku ministria nuk e njoftoi institutin që ky objekt është i mbrojtur”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E ndërprerjet e punës në këtë objekt kanë rezultuar me shkatërrim total të tij.

Dyer e dritare të thyera, mbeturina gjithandej e pjesë xhamash në tokë mund të shihni në hapësirën e Qendrës Rinore, në Shtime.

Banorët për IndeksOnlinen kanë treguar se kjo është e rrezikshme për shkak se në të njëjtën hapësirë gjendet edhe shkolla “Emin Duraku” dhe një park me lojëra për fëmijë.

Ata duhet të kenë kujdes të shtuar për shkak të pjesëve të xhamave në atë rrethinë.

Zyrtarë të Komunës së Shtimes për IndeksOnline kanë thënë se kompania e pastrimit “Pastërtia” ka bërë disa herë pastrimin e mbeturinave, mirëpo aty përsëri nga keqbërës hidhen mbeturina”.

This image has an empty alt attribute; its file name is 84917313_182550329508361_7357304189506027520_n.jpg

“Për shkak të ndërprerjes së punimeve dhe vendimit të Institutit për Trashëgimi Kulturore, ne si komunë nuk kemi pasur qasje deri në momentin e kthimit të përgjigjes për këtë objekt se çka më tej do të bëhet dhe si pasojë e kësaj edhe njerëz të papërgjegjshëm qëllimisht e kanë dëmtuar .

Për çdo thyerje dhe dëmtim ne si institucion e kemi njoftuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë masa”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në bazë të të dhënave, në këtë objekt, pas luftës është investuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për Inkubator të Bizneseve, GIZ-i ka investuar në pajisje (kompjuterë dhe printerë) dhe nga MKRS-ja. Në vitin 2017 nga MKRS-ja janë dhënë 189 759.52 euro për investime në këtë objekt./IndeksOnline/

This image has an empty alt attribute; its file name is 84664646_121837472517645_8660205831830110208_n.jpg