Qendrës së Studenteve mobiliet për konvikte i kushtojnë gati 153 mijë euro!
Studentët që banojnë në konviktet e Universitetit të Prishtinës, shumë shpejt do të kenë mobilje të reja.
Ditën e djeshme, Qendra e Studenteve ka njoftuar se ka kurorëzuar kontratën e radhës e cila ka për qëllim furnizimin me moblije për nevoja të konvikteve.
Sipas kontratës së publikuar nga prokurimi, kohëzgjatja e saj është për 15 muaj, shkruan Indeksonline.
Ndonëse vlera e parashikuar e kontratës kishte qenë për 595.000,00 euro, ajo është arritur të finalizohet për 152.900,00 euro.
Tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 277.219,00 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Bursam Gold” Sh.P.K. /Indeksonline/


