75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / G T

Qëndrim Zyba prezantohet te Legia: Dua të bëjë gjëra të mira këtu

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba është prezantuar te skuadra e madhe polake, Legia Warsawa.

Sot klubi polak e ka prezantuar futbollistin kosovar dhe ka nënshkruar me një marrëveshje huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit, shkruan Indeksonline

Zyba përmes faqes zyrtare të klubit ka shprehur kënaqësinë që do të luaj në Legia dhe mezi pret debutimin.

“Do të doja t’i jepja Legias gjithë të mirat dhe të fitoja dashurinë e fansave me paraqitjet e mia të mira”, ishin fjalët e para të Zybës.

Kujtojmë që Qëndrim Zyba luajti një rol të madh në suksesin e Ballkanit në ndeshjet e UEFA Conference League këtë sezon./Indeksonline/