75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 08 Maj 2025 / L K

Qëndrimi amerikan për Sali Berishën, reagon kreu i demokratëve: Vlerësojmë qëndrimin e Departamentit të Shtetit

Sali Berisha ka vlerësuar lart Departamentin e Shtetit amerikan për reagimin ndaj tij në raport me Edi Ramën. Berisha ka thënë se e drejta është kthyer falë administratës së Trumpit.

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë betejë për lirinë e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve për të drejtën e shqiptarëve, që opozitën të mos e emërojë pushteti”.
Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Sorosit dhe Edi Ramës.
E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv.presidentit Vance në Mynih.
Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejtë dhe parimor!
Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këta vjet, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.
Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vjetët e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër presidentit Trump.
Sekretari i Shtetit, republikani James Baker, e pati thënë, në sheshin “Skënderbej”, 34 vjet më pare: “liria funksionon”.
Ajo funksionoi edhe sot”, shkruan Berisha në reagim./Indeksonline/