Qëndrimi i këshilltarit të Haradinajt për arrestimin e Marko Gjuriqit
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi tha se Kosova respektoi ligjet për të arrestuar dhe depërtuar zyrtarin e lartë serb Marko Gjuriq.
“Institucionet e Kosovës respektuan ligjin, pasi që Gjuriqi hyri në Kosovë ilegalisht”, tha ai në emisionin Aktual në RTK.
Sipas tij Kosova është e përkushtuar për dialog. Ai deklaroi se Kosova është e pandashme, pasi që edhe ky është një nga parimet e bashkësisë ndërkombëtare.
Për mundësinë e shkëmbimeve të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Matoshi tha se jemi në shekullin e 21 dhe jemi në proces të integrimeve. “Shkëmbimet e territoreve ka shkaktuar vuajtje dhe si Kosovë nuk duhet të lëshohemi”, deklaroi ai.
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi, bëri me dije se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet në bazë të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.