Qëndrimi në shtëpi s’u bën mirë kosovarëve, tri raste të rrahjeve mes vëllezërve orëve të fundit

Tri raste të rrahjeve më mes shtatë vëllezërve në mes vete kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës, brenda 24 orëve.
Sipas Policisë në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti. Viktima e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
Dy vëllezër janë arrestuar edhe në Prizren, pasi gjatë një mosmarrëveshje mes veti njeri nga ta ka lënduar, viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.
Kurse, në Gjakovë janë arrestuar tre vëllezër, pasi që të njëjtit janë rrahur në mes vete. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.