“Qëndro i fortë, trim dhe i patrembur”, von der Leyen del në mbështetje të Zelenskyt

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas dështimit të negociatave mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Von der Leyen ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar president Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Ursula von der Leyen.
Ky reagim vjen në një moment kritik për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara me SHBA-në dhe debatit mes Trump dhe Zelenskyt.
Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar me të njetin status në mbështetje të Zelenskyt.
Your dignity honors the bravery of the Ukrainian people.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 28, 2025
Be strong, be brave, be fearless.
You are never alone, dear President @ZelenskyyUa.
We will continue working with you for a just and lasting peace.