Qëndro në formë, çfarë të hash dhe kur ta hash
Mund të jetë shumë e modës të heqësh karbohidratet nga dieta juaj e përditshme ushqimore.
Por kjo është një masë drastike e panevojshme, dhe aspak e shëndetshme, sidomos nëse gjatë ditës kryen aktivitete fizike.
Ka një zgjidhje tjetër, më natyrale dhe të butë, që përqafon format e ndryshme të shijeve. Ajo quhet koha e të ushqyerit.
Të hash ushqimin e duhur në orën e duhur të ditës. Ja disa këshilla. 08.00 – 10.00 Të hash karbohidrate gjatë kësaj ore është diçka e mirë, sepse keni kohë që trupi ta marrë dhe ta kthejë atë në energji. 13.00-14.00.
Deri në këtë orë ju duhet të keni ngrënë 55% të karbohidrateve të ditës. Gjatë vaktit të kësaj ore ha më shumë proteina. Këtë mund ta bëni për shembull duke i shtuar një kokërr vezë të zier sallatës tuaj.
45 minuta pas stërvitjes Në rast se bëni stërvitje
Mund të hani një sasi të vogël karbohidratesh apo të pini një lëng të pasur me proteina. Muskujt tuaj gjatë kësaj periudhe janë më të hapur për të konsumuar energji si dhe për të thithur ushqyesit nga ushqimi. 19.00 – 21.00
Të hash mish të gjelit të detit, gjizë, gjalpë arrash, bajame dhe banane të ndihmojnë të esh mirë. Evito karbohidratet niseshte si patatet apo orizin, nëse je në përpjekje për të humbur peshë.