75 Mall Live Search
14:33 / E Premte, 14 Maj 2021 / Blerim

Qëndroi me një person që e kishte Covid-19, Toni Kroos mbyllet në shtëpi!

Toni Kroos është futur në izolim shtëpiak, pasi qëndroi me një person që e kishte virusin, Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“Lojtari ynë Toni Kroos aktualisht është në izolim pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.”, shkruhet në njoftimin e klubit

Madrilenet tregojnë po ashtu që mesfushori gjerman në testet e bëra ka rezultuar dy herë negativ, por për shkak të siguris po qëndron i mbyllur.

Kroos mund ta humbas ndeshjen e së dielës kundër Athletic Bilbao./IndeksOnline/