75 Mall Live Search
19:10 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Qëndron Kastrati “diss” ministrit Vitia: Kopjojeni Kamenicën, s’keni nevoj Tiranën

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi ka hedhur kunja në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. 

Ai ka publikaur fotografi nga procesi i vaksinimit në komunën e Kamenicës dhe ka ftuar Vitinë që ta kopjoj, transmeton Indeksonline. 

Postimi i plotë:

Qytetarët s’i kanë fajet. Kështu duket procesi i vaksinimit në QKMF në Kamenicë, pa pasë nevojë ta kopjojmë Tiranën.

I kemi organizuar listat e qytetarëve në bazë të moshës. I kemi kontaktuar disa herë. E kemi specifikuar drejt orarin e vaksinimit, dhe i kemi pritur të organizuar. Është kaq e thjeshtë!