21:40 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

Qëndron Kastrati jep dy lajme të mira për Kamenicën

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka dhënë dy lajme të mira sonte lidhur me situatën epidemiologjike në këtë komunë.

Kastrati në Facebook ka bërë të ditur se nga 10 mostrat e marra nga kontaktet e personit të fundit të diagnostifikuar me COVID-19 në fshatin Roganë, të gjithë prej tyre kanë rezultuar negativ. Ndërsa, në fshatin Poliqkë janë shëruar edhe dy persona të tjerë.

“Aktualisht në komunën tonë kemi vetëm edhe dy raste aktive me COVID-19, për të cilët uroj të shërohen së shpejti”, ka shkruar kryetari i kësaj komune.

Deri sot në Komunën e Kamenicës janë konfirmuar gjithsej 41 raste pozitive me koronavirus, 39 prej të cilëve janë shëruar.

Mos i humb