Qeni i Bidenit sërish sulmon punëtorët në Shtëpinë e Bardhë

Major, qeni i familjes presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsëri ka kafshuar një punëtor të Shërbimit të Parkut Kombëtar, sipas CNN, transmeton IndeksOnline.
Punëtori pas incidentit ka kërkuar trajtim mjekësor.
Incidenti ndodhi në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje. Punëtori ishte duke punuar në atë kohë dhe iu desh të ndërpriste punën për të marrë ndihmën mjekësore nga njësiti mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.
Jill Biden, Zonja e Parë në SHBA, përmes zëdhënëses për media ka thënë se “Majori ende po iu përshtatet rrethanave të reja”.
Major, një qen gjerman 3-vjeçar, ishte adoptuar nga familja e presidentit Joe Biden më 2018./IndeksOnline/