Qeni i familjes e sulmon për vdekje foshnjën 4 muajshe, nëna ishte në gjumë!

Një foshnje 4 muajshe, është sulmuar për vdekje nga qeni familjar brenda shtëpisë tek një familje në Dejton.
E vogla McKenzie Terwell u gjetë e shtrirë në dyshemenë e shtëpisë nga babai i saj.
“Unë sapo u ktheva në shtëpi, nuk e di. Unë pashë fëmijën tim në dysheme dhe nuk e dija se çfarë të bëj, ajo nuk po merrte frymë… ishte e ftohtë” tha babai i saj Parker Terëell, transmeton Indeksonline.

“Qeni në fjalë është karantizuar dhe tani po vazhdon një hetim mbi ngjarjet që çojnë deri në këtë incident, rasti është duke u kryer aktualisht nga Departamenti i Policisë së Dejtonit,” tha Lt. Jason Hall në një deklaratë.
“Ishtë një situatë me të vërtetë e trishtuar dhe e tmerrshme,” tha banori John Knabe për Dayton Daily Neës.
Nëna e McKenzie ishte duke fjetur në një shtrat në kohën e sulmit, sipas një urdhri kërkimi të marrë nga Dailyton Daily News.
Ndryshe, rasti në fjalë edhe më tej po vazhdon të hetohet. /Indeksonline/