13:23 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Qeni i lodhur e përtac nuk ngritët në këmbë, bllokon rrugën për vetura

Një qen i lodhur dhe përtac ka bërë një veprim me të cilin ka marrë vëmendjen e kalimtarëve dhe shoferëve të veturave.

Ai u shtri në mes të rrugës dhe nuk po lëvizte pavarësisht qarkullimit të të tjerëve, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Madje, një veturë ndalet para tij dhe pret të kaloj rrugën, por qeni kokëfortë nuk merr mundin të ngritët në këmbë.

Shoferi detyrohet të dal nga vetura dhe të tentoj të largoj qenin nga rruga, por pa sukses.

U dash intervenimi i një kalimtari tjetër që ta kap qenin për duar dhe ta largoj nga rruga. /Indeksonline/