75 Mall Live Search
09:44 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / C E

Qeni i ngordhur në mes të rrugës, në qendër të Prishtinës

Prishtina është e mbushur me qen endacakë që sillen rrugëve pa kurrfarë kontrolli.

IndeksOnline ka raportuar vazhdimisht për ta kur edhe janë sulmuar qytetarët, sidomos gratë dhe fëmijët.

Gjatë ditës së sotme është parë një qen i ngordhur në rrugë në qendër të Prishtinës.

Në rrugën “Fehmi Agani” qeni ingordhur ka qëndruar në mes të rrugës duke e penguar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Qentë endacakë janë shqetësim i madh për banorët e kryeqytetit dhe nuk është marrë asnjë masë për të bërë zgjidhje për ta./IndeksOnline/