Qeni i ngordhur tash e sa ditë qëndron afër shkollës “Ahmet Hoxha”, në Ferizaj

Jemi mësuar të shohim e të raportojmë për rastet kur mbeturinat “pushtojnë” pjesë të caktuara në rrugëve nëpër qytetet kosovare.
Mirëpo rastet si ky në Ferizaj kur qeni i ngordhur qëndron për ditë të tëra pa u hequr nga rruga nuk janë të shpeshta në raportimet tona.
Qytetarët tregojnë se tash e sa ditë një qen i ngordhur po qëndron në trotuarin e shkollës “Ahmet Hoxha”, në rrugën “Zenel Hajdini” dhe se ai siç shihet edhe nga fotografitë vetëm është mbuluar me një paketë nga qytetarët.
Situata bëhet edhe më e rëndë kur shihet neglizhenca e institucioneve për ta hequr nga rruga, pikërisht në vendin ku fëmijët kalojnë cdo ditë për të shkuar në shkollë dhe mundësia për marrjen e ndonjë infeksioni është e madhe.
IndeksOnline ju sjell pamje:

