20:06 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / MSH

Qeni i policisë u prish “ëndrrën” angleze familjes shqiptare

Janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët shohin Britaninë e Madhe si ‘tokën e premtuar”, prandaj ata shesh edhe rrezikojnë shumë për të arritur në destinacion.

Një familje shqiptare është kapur e fshehur në një kamion që ishte nisur nga Holanda me destinacion Anglinë.

Gjatë kontrollit të kamionit një qenë nuhati diçka të pazakontë dhe filloi të lehë.

Menjëherë forcat e policës holandeze bënë kontrolle dhe zbuluan se brenda në mjet fshiheshin dy burra, një grua dhe një vajzë 4-vjeçare.

Ata u ndaluan, ndërkohë që u arrestua dhe shoferi i kamionit i cili ishte nga Polonia.