14:23 / E Enjte, 18 Prill 2019

Qeni i varrosur del nga gropa dhe i kthehet pronarëve

Një qen është varrosur në pjesën lindore të Rusisë pasi u gjet i palëvizshëm nga pronarët e tij.

Atë e varrosën në fshatin Novonikolsk, pasi u gjet i palëvizshëm në batanijen e tij.

Mirëpo, ai u zgjua menjëherë pasi u varros nga pronarët e tij.

Kalimtarët e panë atë në rrugë, i bënë fotografi dhe i postuan në rrjetet sociale,  duke shpresua se do ta gjejë dikush dhe do i ofrojë një shtëpi të re.

Pronarët e Dik-it kur panë fotografitë u habitën se si ishte gjallë dhe shkuan për ta marrë atë në shtëpi.

Për fat të mirë, ata nuk e varrosën atë thellë nën tokë dhe ai arriti të dilte në sipërfaqe./Indeksonline/