16:18 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Qeni kafshon një grua shtatzënë në Prishtinë, reagon Ahmeti

Gjatë ditës së sotme një grua shtatzënë është kafshuar nga një qen në komunën e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Për këtë ka reaguar kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili kërkoj përgjegjësi nga krerët e shtetit për të ndërmarrë hapa konkrekt.

Ai tha se qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çëshjte nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç.

Postimi:

Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative.

AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemi më keq se që kemi qenë. Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë.

Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çëshjte nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani.

Sot në Prishtinë është kafshuar një grua shtatzënë.

Z. President

Z. Kryeministër

Deputetë

Ose na jepni përgjegjësinë Komunave, përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën!

Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë!