21:27 / E Premte, 07 Janar 2022 / MSH

Qeni shpëton alpinistin e plagosur, e mban ngrohtë për 13 orë në mal

Një qen i shpëtoi jetën një alpinisti të plagosur. Kafsha u shtri mbi të dhe e mbajti ngrohtë për 13 orë.

Grga Brkic u rrëzua teksa po ecte me qenin e tij në malet Velebit në Kroaci dhe nuk mundi të ngrihej më.

Dy persona të tjerë që po shëtisnin me të nuk mundën ta ngrinin Brkic dhe njoftuan shërbimet.

Qeni North, një Malamute Alaskan tetë muajsh, u shtri me Brkic dhe e mbajti ngrohtë për 13 orë para se të shpëtoheshin.

“Miqësia dhe dashuria midis njeriut dhe qenit nuk kanë kufij,” tha shërbimi i shpëtimit malor i Kroacisë në Facebook.