Qenka ditë me plot surpriza, ja transferet e fundit që ndodhën në futbollin evropian

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar. Skuadrat evropiane po bëjnë goditje e fundit kur kanë mbetur edhe disa orë në mbyllje të afatit.
Milani ka nënshkruar me Adrien Rabiotin, ndërsa Jimenez është larguar për të nënshkruar me Bournemouth.
Njukastell sapo ka arritur marrëveshje me Wissa te Brentfordi. Plot 63 milionë euro i ka kushtuar “laraskave” kjo blerje.
Veterani spanjoll, Raul Albiol karrierën do ta vazhdojë në Serien A. 40 vjeçari ka nënshkruar me Pican në Itali.
Atletico Madridi ka nënshkruar me Nico Gonzalesin të Juventusit, ndërsa Sevilla me spanjollin Carlos Soler.
Lamptey i Brighton karrierën do ta vazhdojë te Fiorentina në Itali.
Marsej ka nënshkruar me Aguerdin tek Ues Hami për 23 milionë euro.
Sunderlandi i Granit Xhakës ka bërë dy blerje të mëdha. Sunderlandi ka nënshkruar me dy holandezët, Brobbey nga Ajaxit dhe Geertruida nga Leipzigu./Indeksonline/