23:31 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Qenkan bërë milionerë, kaq para kanë grumbulluar banorët e “BBV”

‘BBV’ është njëri nga emisionet më të ndjekura nga shqiptarët.

Shikuesit kanë pasur rastin të mësojmë për shumë nga konkurrentet detaje të rëndësishme, shkruan Indeksonline.

Por, ata për këtë sakrificë që bëjnë, edhe marrin shpërblim. Sipas portalit ‘Juda.al’ çdo banor paguhet 1500 euro në javë për të qëndruar i izoluar dhe i monitoruar nga kamerat gjatë gjithë kohës.

Donaldi, Arjola, Iliri, Monika e Beniada kanë afro 21 mijë euro, pasi ata gjenden rreth 14 javë në ‘BBV’.

Einxhel dhe Beatrix kanë rreth 16,500 euro, ato gjenden që 11 javë.

Dj Dagz ka të holla në vlerë rreth 13,500 euro. Ai ka 9 javë në ‘BBV’

Si dhe Meridiani deri tani ka fituar 10,500 euro. Ai është që 7 javë në shtëpinë e famshme./Indeksonline/