75 Mall Live Search
13:36 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Qentë e Biden-it me llogari në Twitter dhe Instagram

Dy qentë e Joe Bidenit, Champi dhe Majori, do të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Bideni e mori Champin më 2008, kur ai ishte një qenush, ndërsa Majori tashmë ka bërë histori, duke qenë qeni i parë i strehuar që do të shijojë jetën në Shtëpinë e Bardhë.

Champi dhe Majori tani, janë shumë aktivë në mediat sociale dhe “po bëjnë” postime për ndjekësit e tyre nga e gjithë bota.

Ato kanë llogari në Twitter dhe Instagram.