75 Mall Live Search
15:31 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Qentë e sulmojnë plakun në Peqan, gjendja e tij është e rëndë

Mëngjesi i sotëm ka qenë i rëndë për një plak nga fshati Peqan i Suharekës. Indeksonline mëson se A.F është sulmuar sot nga një grup i qenëve.

Lëndimet e marra nga sulmi brutal i qenëve kanë qenë të mëdha dhe i moshuari është dërguar me urgjencë në QKUK.

Mësohet se A.F është në operacion dhe gjendja e tij është e rëndë.

Indeksonline mëson se viktima e këtij rasti ka lëndime në kokë dhe në të gjithë trupin.