75 Mall Live Search
21:43 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / Gj. Sh

Qentë endacak kafshojnë një person në Prishtinë, Policia e Ambulanca në vendngjarje

Pak çaste më parë, një person u kafshua nga një qen endacak në Prishtinë, afër ndërtesës së ish-rilidnjes.

Lexuesit e IndeksOnline dërguan pamjet ku shihej se kësaj radhe qentë sulmuan një djalë të ri.

Si pasojë e kafshimit ai ka pësuar lëndime në këmbë.

Ekipet mjekësore dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë trajtuar rastin.